Harduer

Njihuni me telefonin e parë në botë me ekran të plotë pa “notch”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Qershor 2019
0
Prodhuesi Kinez më përpara kishte implementuar kamera pop-up selfie për Oppo Find X, Oppo F11 Pro dhe Oppo Reno 5G. Megjithatë kompania ka shkuar në një nivel tjetër me telefonin me kamër selfie pa asnjë pjesë lëvizëse. Njihuni me telefonin e parë në botë me ekran të plotë pa “notch”

Në garën për tu ofruar përdoruesve më shumë ekran në smartfonët e tyre, prodhuesit e kanë punuar shumë për ti bërë kamerat selfie më pak problematike sa i përket dizajnit duke implementuar zgjidhje si “notch” , “pinhole” apo edhe kamera “pop-up.”

Ndërsa shumë prej këtyre qasjeve janë padyshim të zgjuara nga një këndvështrim dizajni, të gjitha shihen si kompromentim inxhinerik sepse askush nuk dëshiron një “notch” apo “pinhole” ti zërë një hapësirë të çmuar ekrani.

Tashmë ky kompromentim duket se i përket të kaluarës me telefonin e fundit të Oppo i cili zgjidh dilemën e madhe të kamerës selfie. Kompania postoi në rrjetin social Twitter teknologjinë e kamerës nën ekran.

Siç mund të shikoni nga videoja, ekrani mbulon gjithë pjesën e përparme të smartfonëve pa “notch” apo ndnjë prerje të çfarëdolloji.

Në video një unazë drite shfaqet në krye të telefonit për të treguar se ku gjendet kamera selfie e fshehur.

Prodhuesi Kinez më përpara kishte implementuar kamera pop-up selfie për Oppo Find X, Oppo F11 Pro dhe Oppo Reno 5G. Megjithatë kompania ka shkuar në një nivel tjetër me telefonin me kamër selfie pa asnjë pjesë lëvizëse.

Aktualisht kompania nuk dha informacione se kur kjo teknologji do të zërë vend tek teleofnët konsumatorë. Oppo njihet për avancimet e shpejta teknologjike dhe sjelljen e risive në treg me një ritëm të lartë. Andaj me shumë gjasa teknologjia e re do të jetë në duar tona më shpejtë sesa mendojmë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i ri i Oppo ka një kamër selfie 48-megapiksel të pazakontë

Tags >

Oppo
Lajmet e fundit>