Harduer

Njihuni me telefonin Motorola që paloset vertikalisht

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Prill 2019
0
Megjithatë vlen të theksohet se dizajni është i ngjashëm me një patentë të fituar nga Motorola vitin e kaluar për telefonin me palosje vertikale dhe dizajnin e dallueshëm të RAZR. Njihuni me telefonin Motorola që paloset vertikalisht

Imazhe të një telefoni ende të pa prezantuar nga Motorola janë publikuar online. Fotot të cilat u shfaqen në rrjetin social Kinez Weibo dhe të publikuara nga SlashLeaks tregon një telefon që paloset vertikalisht.

Në foto paraqiten edhe një stacion karikimi wireless dhe disa aksesorë të cilët vendosen kutinë tre këndore. Imazhet e përfolura të RAZR V4 duhet të shihen me skepticizëm sepse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar nga Motorola për mënyrën sesi versioni i ri i telefonit klasik do të ngjajë.

Megjithatë vlen të theksohet se dizajni është i ngjashëm me një patentë të fituar nga Motorola vitin e kaluar për telefonin me palosje vertikale dhe dizajnin e dallueshëm të RAZR.

Në Janar Wall Street Journal raportoi se Motorola ishte duke punuar në një telefon me palosje RAZR. Atë kohë mendohet që telefoni të kishte çmim prej 1,500 dollarësh. U spekulua se versioni i ri mund të dilte në shitje nga muaji Shkurt por ende nuk ka asnjë të dhënë.

Motorola konfirmoi se është duke punuar në një përditësim modern të një prej telefonëve më të dashur dhe më të shitur të saj në Shkurt. Megjithatë nuk la të kuptohej asgjë se kur ky telefon do të dilte në shitje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lajmet e rreme, sfidë për Maqedoninë e Veriut në integrimet euro-atlantike

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>