Blog

“Nobeli” i teknologjisë shkoi për tre pionerë të inteligjencës artificiale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Mars 2019
0
Hinton tha se nuk i trembet një sulm i AI ndaj njerëzimit edhe pse është i bindur se edhe kjo teknologji ka rreziqet e veta. “Nobeli” i teknologjisë shkoi për tre pionerë të inteligjencës artificiale

Eksperti Britanik i inteligjencës artificiale Geoffrey Hinton fitoi Çmimin Turing i cili njihet ndryshe edhe si Çmimi Nobel i Teknologjisë.

Hinton i cili jeton në Kanada do të ndajë çmimin me Yoshua Bengio dhe Yan LeCun, dy preponentë të tjerë të përfshirë në inteligjencën artificiale dhe deep leaning.

Një rrjet deep learning përdor nivele të ndryshme neuronesh artificiale duke kopjuar strukturën e trurit të kafshëve. Kështu inteligjenca artificiale po përdoret në produkte që njerëzit përdorin çdo ditë nga altoparlantët tek Facebook.

Deep learning shihet si një teknologji shumë premtuese edhe pse jo pa problemet e veta. Ajo është e ardhmja për makinat me sistem vetëdrejtimi dhe teknologjitë futuristike.

Dy hulumtuesit e tjerë, Yoshua Bengio dhe Yann LeCun shërbejnë si profesor në Universitetin e Montreal dhe drejtor i inteligjencës artificiale pranë Facebook respektivisht.

Në 2017-ën, çmimin Turing e fitoi shpikësi Britanik i world wide web, Sir Tim Berners-Lee.

Në rrjetet deep learning neuronet artificialë kanë përgjigje individuale. Një sistem i tillë mund të mësojë si për shembull të transkriptojë fjalët njerëzore ose të njohë fytyrën e një njeriu në foto të ndryshme.

Hinton tha se nuk i trembet një sulm i AI ndaj njerëzimit edhe pse është i bindur se edhe kjo teknologji ka rreziqet e veta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Komanda Kibernetike Amerikane paralajmëron një sulm kibernetik që po ndodh në Outlook

Lajmet e fundit>