Harduer

Noctua vendos ventilatorët desktop në një kartë grafike RTX 3080

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Maj 2022
Noctua thotë se RTX 3080 shkakton zhurma 4.5db më pak sesa seritë Asus TUF dhe 3 gradë celsius më i freskët. Noctua vendos ventilatorët desktop në një kartë grafike RTX 3080

Asus bashkëpunoi me prodhuesin e njohur të ventilatorëve për kompjuterë Noctua për të ndërtuar një kartë grafike me e cila duhet të sigurojë më tepër fps dhe shkaktojë zhurma minimale.

Bashkëpunimi i fundit i dy kompanive ishte RTX 3070 ndërsa tani ato kanë ndërtuar një RTX 3080. Sipas Noctua, karta grafike ka dy ventilatorë 120mm dhe një sistem ftohjeje të përshtatur.

Përveç sistemit të ajrimit të ri, karta grafike është standarde e Asus me dy profile BIOS, 10GB GDDR6X RAM. Janë disa versione të RTX 3080 me 12GB RAM por jo në rastin e Noctua.

Karta grafike del në shitje në Qershor të 2022.

Megjithatë ka disa ndryshime me kartën grafike standarde të Asus. Së pari sistemi i ftohjes është më i trashë sesa ai i Asus. Sa i përket ventilatorëve, ato janë ventilatorë desktopi NF-A12x25PWM.

Karta grafike ka një modalitet “OC” që rrit frekuencën në 1815Mhz dhe një gaming me frekuencë 1785Mhz. Është e ngjashme me modelin standard Asus por frekuencat në variantet Strix janë më të larta prej 1935Mhz dhe 1905Mhz respektivisht.

Noctua thotë se RTX 3080 shkakton zhurma 4.5db më pak sesa seritë Asus TUF dhe 3 gradë celsius më i freskët.

Në maksimum ventilatorët ulin temperaturën me 1 gradë celsius dhe shkaktojnë 8.6db më pak zhurmë.

Karta grafike ende nuk ka një çmim por modele të tilla mund të arrijnë vlerën 1,100 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Donald Trump lançon rrjetin social