Harduer

Nokia 7.1 Plus do të jetë pjesë e programit Android One

Sep 20 2018
0 Shpërndarje
Kamera në fjalë do të menaxhohet nga aplikacioni profesional Pro Camera UI që kompania ka zhvilluar për telefonët me sensorë Carl Zeiss. Nokia 7.1 Plus do të jetë pjesë e programit Android One

Kompania e cila ka të drejtat e prodhimit të telefonëve Nokia, HMD Global, e nisi këtë vit me disa telefonë të rinj Nokia X.1 dhe mund të përmendim Nokia 5.1 Plus dhe 6.1 Plus të cilat pasuan modelet origjinale Nokia 5 dhe 6.

Tashmë një tjetër telefon origjinal do të ketë një pasardhës dhe është Nokia 7.1 Plus.

Ditën e sotme fotot e para të telefoni u publikuan ku bie menjëherë në sy sistemi me dy kamera Carl Zeiss.

TË NGJASHME >

Kamera në fjalë do të menaxhohet nga aplikacioni profesional Pro Camera UI që kompania ka zhvilluar për telefonët me sensorë Carl Zeiss.

Një tjetër detaj interesant që fotoja zbulon është logoja Android One që do të thotë se telefoni do të jetë pjesë e këtij programi.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve ka gjetur vend në kasën metalike të pasme të telefonit. /PCWorld Albanian

Nokia 7 Plus kur debutoi solli vlerë për pak para ku mund të përmendim Snapdragon 660, 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme dhe dy kamera të pasme 12+13megapiksel. Ekrani 6-inç HD+ mbahej në funksion nga një bateri 3,800 mAh dhe të gjitha këto kushtonin 400 dollarë.

Lajmet e fundit>