Biznes

Nokia arrin fitime prej 585 milion dollar në tremujorin e katërt të 2012-s

Publikuar , 24 Janar 2013
0
Nokia arrin fitime prej 585 milion dollar në tremujorin e katërt të 2012-s

Raporti financiar i cili këtë muaj u prit me padurim ishte ai i Nokia-s. Në tremujorin e kaluar të gjithë sytë ishin kthyer në këtë kompani dhe me padurim prisnin publikimin e rezultateve të punës.

Para disa ditëve u publikua se në tremujorin e katër të vitit 2012 janë shitur 4,4 milion pajisje Lumia, ndërsa sot kuptojmë se fitimi operativ i kompanisë Nokia në këtë periudhë ishte 585,7 milion dollarë. Fitimi neto, megjithatë, ishte 270 milion dollarë.

Ky është tremujori i parë pozitiv i Nokia pas një seri negative, kështu që Nokia vitin 2012 do ta përmbyllë me humbje prej 3 miliardë dollarë.

Të mbijetuarit në Nokia gjithsesi kanë arsye për gëzim, sepse ky tremujor në njëfarë mënyre paraqet një moment kthimi i cili ndalon trendet negative pas heqjes dorë nga platformat Symbian dhe MeGoo dhe kalimit në platformën Windows Phone.

Viti 2013 për Nokia-n paraqet një fillim të ri. Nga ana e Microsoft-it është miratuar një injeksion financiar prej 250 milion dollarë dhe pas një viti Nokia përsëri starton me rezervë monetare e cila tashmë është rritur në 5,8 miliardë dollarë.

Për herë të parë që nga fillimi i shekullit Nokia nuk do të paguaj divdentë për aksionerët, por do të fokusohet në përmirësimin e gjendjes së vet financiare dhe në investime të reja.

Raportin e kompletuar financiar mund ta shihni këtu. (PCWorld Albanian)

Nokia finland

LEXO EDHE:  Gjykata suedeze refuzon kërkesën për burgosjen e Assange

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>