Harduer

Nokia Booklet 3G për 300 dollarë me AT&T

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
Nokia Booklet 3G për 300 dollarë me AT&T

Kompania finlandeze është duke zgjeruar portofolin e produkteve të saja pasi që qasja brezgjerë e celularëve është duke u shpërndarë tek më shumë pajisje. Disa operatorë wireless si AT&T dhe Verizon Wireless, shesin laptop të vegjël të njohur si “netboooks”, duke larguar ose zbritur çmimin në shkëmbim për një kontratë dy vjeçare.

Netbook-u i Nokia-së, Booklet 3G, do të funksionojë në sistemin operativ Windows7, do të ketë ekran 10 inç dhe do të peshojë 1.27 kilogramë. Ai do të ofrohet në dyqanet e Best Buy si dhe online. Porositë do të mund të fillojnë prej datës 22 tetor kur lansohet edhe Windows 7, përderisa dërgesat pritet të fillojnë në mes të muajit nëntor.

Me kontratën 300 dollarëshe me AT&T (600 dollarë pa kontratë), Booklet do ët jetë më i shtrenjtë sesa netbook-ët tjerë të shitur nga operatorët tjerë. AT&T shet netbook për 200 dollarë, kurse Verzion Wireless i ofron ata për 150 dollarë. Sprint Nextel së fundi i ka ofruar edhe për 99 cent.

Megjithatë, Booklet do të ketë disa veçori që netbook-ët standard nuk i kanë; mbulesë nga alumini, çip për GPS navigim dhe bateri me 12 orë pune.

Kjo nuk është hera e parë që Nokia është duke prodhuar një PC. Kjo kompani më parë ka bërë një bashkës të gjerë të produkteve, duke përfshirë edhe kompjuterë, por para se të fokusohej në celularë. Bashkësinë e parë të kompjuterëve kjo kompani e ka shitur në vitin 1991.

LEXO EDHE:  iFixit tërheq çmontimin e Galaxy Fold nën presionin e Samsung

Lajmet e fundit>