Harduer

Nokia C1 mund të jetë smartfoni i ardhshëm me sistem operativ Android 5.0 Lollipop

Publikuar , 23 Dhjetor 2014
0
Nokia C1 mund të jetë smartfoni i ardhshëm me sistem operativ Android 5.0 Lollipop

nokia-c1-630x405Muajin e shkuar, Nokia na surprizoi të gjithëve me një tablet të ri Android pas ndarjes nga Microsoft. Tani duket se kjo kompani po përgatitet të sjellë në treg një smartfon me sistem operativ Android 5.0 Lollipop. Në internet janë publikuar disa imazhe që pretendohen të jenë ato të smartfonit Nokia C1.

Nokia C1 pritet të ketë një ekran 5 inç, cip Intel, 2GB RAM, 32GB memorie dhe një kamera 5 megapixel. Ai do të funksionojë me Android 5.0 Lollipop dhe Nokia Z Launcher. Përsa i pëket pamjes së jashtme, ky smartfon duket tepër i ngjashëm me iPhone 6. Kjo ngjashmëri nuk është më një surprizë duke patur parasysh dhe ndryshimet e pakta të tabletës Nokia N1 me iPad mini të Apple. Megjithatë akoma shpresohet që Nokia të sjellë diçka ndryshe në produktin e saj të ardhshëm.

Ky lajm është paksa dyshues pasi marrëveshja e Microsoft me Nokia supozohej të ndalonte Nokia-n nga lançimi i smartfonëve në të ardhmen. Nëqoftëse Nokia C1 vërtet do të mbërrijë në treg, kjo gjë do të ndodhë zyrtarisht vitin tjetër. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mbyllet sajti YTMND, pioneri i memeve online

Lajmet e fundit>