Softuer

Nokia demanton planet për kalim në platformën Android

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Nokia demanton planet për kalim në platformën Android

Gazeta ditore The Guardian, shkruan se prodhuesi finlandez është kuptuar nga të brendshmit e industrisë se po zhvillon një smartphone që funksionon me platformën Android të Google, dhe i cili do të shpaloset në shtator.

“Absolutisht nuk ka asnjë të vërtetë këtu”, tha një zëdhënës i Nokia-s. “Të gjithë e dinë se Symbian është platforma jonë e preferuar për pajisje të avancuara mobile”, përfundoi ai.

Andorid nga Google ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive në industrinë e celularëve, duke pasur parasysh edhe faktin se shumë sosh kanë shpalosur plane për të paraqitur celularë që përdorin këtë sistem operativ, por deri më tani vetëm pak pajisje Android kanë arritur në duar të konsumatorëve.

Dihet se Android është rival i softuerit Symbian nga Nokia, por fakti që kjo kompani është duke përjetuar krizë në shitje dhe se platforma e Google po përjeton një ngritje të hovshme në treg, mund të kemi  sinjale se kjo kompani deri në shtator mund të dalë dhe të demantojë edhe veten. Mbetet të shihet.

LEXO EDHE:  Microsoft sjell nostalgji me File Manager e 1990

Lajmet e fundit>