Softuer

Nokia dhe Microsoft lansojnë softuer të ri mobil

Publikuar , 05 Maj 2010
0
Nokia dhe Microsoft lansojnë softuer të ri mobil

Nokia dhe Microsoft, dikur ishin rival të përbetuar në biznesin e telekomunikimit mobil, por në gusht të vitit 2009, kanë bërë të ditur një aleancë mes tyre. Ata presin që t’i ofrojnë celularëve të Nokia-së, programe Microsoft Office, më vonë gjatë këtij viti.

Të mërkurën gjithashtu, kompanitë shpalosën një softuer të quajtur Communicator Mobile, që mundëson njerëzit të shohin statusin online të kolegut të tyre, dhe të klikojnë për të komunikuar me ta duke përdorur instant Messenger, e-mail, tekst apo thirrje telefonike.

Emrat dhe statusi i kolegëve është i vendosur në mënyrë të drejtpërdrejtë në aplikacionet e pajisjeve të kontakteve. Pronarët e modeleve E52 dhe E72, mund të shkarkojnë këtë softuer qysh prej ditës së sotme përmes Nokia Ovi Store.

LEXO EDHE:  Mbërrin "Dark Mode" në Gmail, ja sesi ta aktivizoni

Lajmet e fundit>