Biznes

Nokia dhe Opera, aleat të Adobe

Publikuar , 28 Maj 2010
0
Nokia dhe Opera, aleat të Adobe

Muajin që shkoi, shefi ekzekutiv i Apple Steve Jobs, përplasi përtokë softuerin multimedial Flash të Adobe, që është më i përdoruri në shumicën e celularëve të mençur, Ai u shpreh se është i keq dhe jo i përshtatshëm për pajisje mobile, duke eskaluar një shkallë më lartë betejën mes këtyre dy kompanvie.

Jon von Tetzhner, bashkë-themelues i Opera, u shpreh se kompania e tij do të përkrahë Flash. “Ne gjithashtu do të përkrahim Flash” tha Alberto Torres, shef i njësisë së zgjidhjeve për biznes të Nokia-së.

Lojëra të bazuara në Flash dhe gjithashtu video të bazuara në këtë format, mund të gjinden në shumë faqe të internetit, por Apple nuk ka lejuar Flash në iPhone dhe iPad të saj.

Gjatë muajve të fundit armiqësia mes Adobe dhe Apple është përkeqësuar. Apple kritikoi Flash si një shkaktues të problemeve, ndërsa Adobe e akuzoi Apple se po bënë kontroll tiranik mbi zhvilluesit për të krijuar programe për iPhone dhe iPad.

LEXO EDHE:  SHBA procedim penal ndaj themeluesve të OneCoin

Lajmet e fundit>