Harduer

Nokia do të lançojë një smartfon Full-On PureView me Windows Phone këtë vit

Publikuar , 23 Janar 2013
0
Nokia do të lançojë një smartfon Full-On PureView me Windows Phone këtë vit

Sipas thashethemeve që po qarkullojnë së fundmi në internet, Nokia po planifikon të lançojë një smartfon PureView me Windows Phone, të njohur me emrin kodues EOS, brenda vitit 2013.

The Verge shkruan se telefoni i ri do të ketë sensorë të ngjashëm me ato të Nokia 808, që ka një kamer 41-megapixel.

Gjatë lançimit të këtij të fundit, Nokia deklaroi se do të lançonte një version Windows Phone në të ardhmen dhe ndoshta thashethemet mund të jenë të vërteta.

Burimet e The Verge thonë se telefoni EOS do të ketë çmim po aq sa smartfonët më të mirë të kompanisë dhe se fillimisht do të shiten tek AT&T gjatë këtij viti.

Ndërkohë, burime të tjera thonë se e gjithë seria Lumia do të transformohet totalisht, duke kaluar nga dizajni me polycoarponate tek ai me alumin, element ky që pritet të pasqyrohet edhe tek EOS, sipas burimeve të The Verge.

Shfaqet Nokia 808 PureView

Gjithsesi, të gjitha mbetet thashetheme dhe duhet të presim edhe pak kohë derisa të kemi konfirmime zyrtare, megjithatë, duke u nisur nga vëmendja që Nokia po i kushton konceptit të PureView, ka shumë mundësi që kamera me specifika të jashtëzakonshme do të përfshihet shumë shpejt në modelet Lumia. (PCWorld Albanian)

Nokia

LEXO EDHE:  Disa telefonë Nokia kanë dërguar të dhëna sensitive në Kinë

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>