Biznes

Nokia do të pushojë rreth 600 punonjës

Publikuar , 05 Nëntor 2008
0
Nokia do të pushojë rreth 600 punonjës
Grupi i punonjësve që do të preken nga ky reduktim janë në sektorët e shitjes dhe Marketingut, në prodhim, distribucion, si dhe grupi i marketingut i krijuar në fillim të vitit si pjesë e ristrukturimit të kompanisë.
Njëqind nga këta njerëz do të jenë nga Finlanda, ku është edhe selia qendrore e Nokia. Kompania gjithashtu planifikon të largojë rreth 130 të tjerë, që kryejnë kërkime për Nokia Research Center. Operacionet globale të Nokia do të humbin 35 puntorë dhe kompania planifikon ta mbyllë një zyrë në Finlandë, duke i zhvendosur punonjësit nga aty, në ndonjë zyre tjetër brenda vendit.

Zyra qëndrore e NOKIA në Espoo, FinlandëKëto shkurtime të stafit do të aplikohen nga 1 janari i vitit 2009. Nokia po përballet me sfida në gjithë botën. Recesioni ekonomik ka ndikuar te shitjet në tregjet e qëndrueshme në Evropë, ku Nokia po përballet me konkurrentin e ri, Apple. Ndërsa tregjet e telefonisë celulare janë duke u rritur në vendet më pak të zhvilluara, njerëzit në këto tregje janë të prirur të blejnë telefona të lirë.

LEXO EDHE:  Apple nuk është më kompani trilion dollarëshe

Lajmet e fundit>