Harduer

Nokia është lideri kur bëhet fjalë për përditësimet Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Shtator 2019
0
Ende studimi tregon se situata është e keq për shumicën. Një vit nga debutimi dhe Nokia, Lenovo dhe Xiaomi kanë gjysmën e portofolit të tyre në versionin e fundit Android. Nokia është lideri kur bëhet fjalë për përditësimet Android

Telefonët Nokia marrin versionet e reja të Android shumë më shpejtë sesa telefonët Samsung, LG, Xiaomi, Huawei apo çdo prodhues tjetër madhor sipas një studimi.

Counterpoint Research gjeti se 96% e telefonëve Nokia të shitur që nga debutimi i versionit të fundit Android Pie ose kanë ardhur me të ose janë përditësuar tashmë.

Samsung, Xiaomi dhe Huawei secili ka përditësuar deri tani pak më shumë se 80% e linjës ekzistuese. Lenovo dhe Oppo ishin poshtë 50% ndërsa LG, Vivo dhe të tjerët nën 20%.

Nokia

Përditësimet e ngadalta kanë qenë një problem i madh për smartfonët Android. Edhe telefonët flagshipë nuk kanë garanci se vinë me versionin e fundit Android nga kutia dhe për ato ekzistues duket sikur përditësimet marrin një jetë.

Premtimi i Google për mbështetje tre vjeçare me përditësime për telefonët Pixel është një përjashtim. Situata është përmirësuar disi me kalimin e kohës dhe flagshipët marrin minimalisht dy vite përditësime sigurie.

Ende studimi tregon se situata është e keq për shumicën. Një vit nga debutimi dhe Nokia, Lenovo dhe Xiaomi kanë gjysmën e portofolit të tyre në versionin e fundit Android.

Madje Counterpoint thotë se njerëzit po i mbajnë telefonët për një kohë më të gjatë që do të thotë se përdoruesit ngelen me telefonë me versione Android të vjetëruara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rriten shitjet e telefonëve, Samsung i pari me Huawei në vendin e dytë

Lajmet e fundit>