Biznes

Nokia fillon bisedimet me stafin e saj në Finlandë

Publikuar , 08 Mars 2011
0
Nokia fillon bisedimet me stafin e saj në Finlandë

Nokia gjatë muajit të kaluar paralajmëroi një ndryshim të strategjisë, duke u larguar nga platforma e saj softuerike dhe duke bërë të ditur fillimin e përdorimit të Microsoft Windows Phone 7. E qysh prej asaj kohe aksionet e kompanisë në Finlandën kanë pësuar rënie prej më shumë se 20 për qind.

Nokia ka thënë se temat e diskutimit do të përfshijnë ndryshimet e planifikuara në organizim dhe aranzhim të punëve, por nuk ka specifikuar nëse do të ketë diskutime në lidhje me shkurtimet potenciale të vendeve të punës.

“Reduktimet e mundshme të personelit nuk janë pjesë e procesit të këshillimit në këtë fazë, pasi që ne ende nuk kemi përcaktuar ndryshime operative që do të ndikojnë tek numri i personelit” tha zëdhënësi i Nokia-së, Doug Dawson. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Grupi Vodafone poston humbje rekord por aksionet rriten

Lajmet e fundit>