Analiza

Nokia fiton terren me smartfonët me Windows Phone në Evropë

Publikuar , 01 Tetor 2013
0
Nokia fiton terren me smartfonët me Windows Phone në Evropë

Platforma Windows Phone e Microsoft-it ka arritur një përqindje tregu prej 9.2% përsa i përket sistemeve operative në disa tregje të rëndësishme europiane, veçanërisht falë modeleve me çmim të ulët ose të atyre me çmim mesatar.

Firma kerkuese e tregut Kantar u shpreh javën e kaluar se gjatë tre muajve me të fundit gushtin, platforma e Windows Phone ka arritur një përqindje tregu prej mbi 10% në vende si Franca apo Belgjika (për herë të parë).

Nokia është kompania më e madhe që prodhon telefonë me Windows Phone dhe disa javë më parë ra dakort t’ia shiste biznesin e vet Microsoft-it.

Analistët e firmës Kantar shprehen se Lumia 520 dhe 620 janë ndër smartfonët që kanë ndikuar më tepër në shitjet e pajisjeve me Windows Phone në tregjet europiane. Këto modele janë blerë më tepër nga mosha 16 – 24 vjeç dhe 35 – 49 vjeç, dy grupmosha që balancojnë çmimet dhe funksionalitetet në smartfonët e tyre.

Android-i i Google, i cili ka prodhues më të mëdhenj Samsung-un dhe Sony-n, mes shumë të tjerësh, vazhdoi të mbetej platforma kryesuese në tregjet europiane, të cilat përfshijnë ato britanike, gjermane, franceze, italiane dhe spanjolle.

Android ka një përqindje tregu prej 70.1% nga 68.8% që kishte në të njëjtën periudhë një vit më parë. iOS i Apple ishte platforma e dytë më e madhe me 16.1% ose 2% më shumë se një vit më parë. Përqindja e BlackBerry-t është përgjysmuar, duke arritur në 2.4% nga 5.8%. (PCWorld Albanian)

The new Nokia Lumia 520 is pictured during the Mobile World Congress in Barcelona

LEXO EDHE:  Ja telefonët Nokia dhe datat kur do të marrin Android 9 Pie

Lajmet e fundit>