Lajmet

Nokia Here Maps gati për Windows 8.1 për të mbushur boshllëqet e Bing Maps

Publikuar , 23 Shkurt 2014
0
Nokia Here Maps gati për Windows 8.1 për të mbushur boshllëqet e Bing Maps

nokiaheremaps1-100247166-largePërdoruesit e Windows 8.1 kanë një aplikacion të mirë hartash, por së shpejti do të kenë edhe një opsion tjetër, Nokia Here (Aplikacioni i hartave në pajisjet Nokia) Nokia po sjell “Here Maps” për të gjitha pajisjet Windows 8.1 në ditët që do vijnë, duke filluar me Amerikën e Veriut dhe Evropën. Aplikacioni është i disponueshëm në Nokia Lumia 2520 dhe tabletët Windows RT, por jo në pajisjet tjera Windows 8.1.

Nokia thotë se ka bërë përmirësime të ndjeshme në aplikacion që kur u lançua në Lumia 2520. Pamjet satelitore tashmë shfaqen në rezolucion me të madh kur zmadhojmë për më shumë detaje, mund të vendosni pika interesi në bazë të distancës, dhe aplikacioni do mbajë mend historikun e kërkimeve.

Pse të përdorim Nokia Here në vend të Bing Maps ?

Arsyeja kryesore, veçanërisht për përdoruesit e tabletëve, është mbështetja offline. Pra mund ti aksesoni hartat edhe kur nuk keni internet, thjesht duke i shkarkuar hartat dhe lokacionet që vizitoni më shpesh. Here Maps po ashtu mbështet edhe hartat 3D dhe veçorinë “Vector Mapping”, që të dyja nuk janë të disponueshme në Bing Maps.

Është e paqartë nëse aplikacioni Here Maps do të zëvendësojë Bing Maps në Windows 8.1, siç është në Windows Phone, por Microsoft-i lançoi një version paraprak të gjeneratës se re të Bing Maps dhjetorin e kaluar, me harta 3D, pamje të rrugëve dhe veçori të tjera të dobishme. Kjo do të thotë se të dy aplikacionet do të qëndrojnë për një farë kohe. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Xiaomi ka ndërtuar një karikues që dërgon baterinë në 100% në kohë rekord