Harduer

Nokia konfirmon datën e lançimit të tabletit Android N1

Publikuar , 26 Dhjetor 2014
0
Nokia konfirmon datën e lançimit të tabletit Android N1

nokia_n1_official_weiboTabletai i parë Android e Nokia-s, N1 është konfirmuar nga kompania se do të lançohet në datën 7 janar. Nokia N1 u prezantua për herë të parë në muajin nëntor. Është raportuar se ky tablet do të ndërtohet, prodhohet dhe shpërndahet nga firma Foxconn me një çmim prej 249 $.

Nokia N1 është produkti i parë i Nokia-s pas blerjes së kompanisë nga Microsoft, po qarkullojnë dhe disa fjalë që Nokia do të sjellë dhe një smartfon të vetin Android. Tableti Android ka një ekran 7.9 inç, procesor 64bit 2.3GHz Intel Atom të shoqëruar me një GPU PowerVR dhe 2GB RAM. Kjo pajisje gjithashtu është e pajisur me 32 GB memorie, kamera 8 dhe 5 megapixel dhe fuqizohet nga një bateri 5300mAh. Dhe risia qëndron në faktin se ajo do të përdorë sistemin operativ Android 5.0 Lollipop. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nokia prezanton telefonin premium me kosto të përballueshme Nokia 8.1

Lajmet e fundit>