Lajmet

Nokia lëshon përditësimin Asha 1.4 me veçori të reja

Publikuar , 25 Prill 2014
0
Nokia lëshon përditësimin Asha 1.4 me veçori të reja

gsmarena_001Përditësimi i platformës Nokia Asha version 1.4 tashmë është i disponueshëm për shkarkim direkt nga interneti për pesë telefonë Asha dhe bëhet fjalë për Asha 230, 500, 501, 502 dhe 503. Ju mund ta shkarkoni tani duke ndjekur këta hapa “Settings” -> Phone Update.

Versioni 1.4 i platformës Asha sjell aplikacionin Nokia Mix Radio në Asha 500, 502 dhe 503. Shërbimi i saj i dëgjimit të muzikës falas do t’ju mundësojë të dëgjoni muzikë edhe kur jeni offline në rast se keni humbje të lidhjes me internetin.

Të pesë telefonët Asha do të marrin këta veçori të reja:

– Aplikacioni OneDrive ofron 7 GB hapësirë falas

– FastLane është përditësuar dhe bërë më social

– Përmirësim i kamerës, udhëzim me zë për foto selfie, imazhe panoramike

– Përmirësim i rregjistrimit të video, përmirësim i stabilizimit të videos

– Modaliteti për ruajtjen e baterisë

– Kontrolli Prindëror në Nokia Store dhe Nokia Broëser

Nëse keni një nga këta pesë telefona Nokia Asha, atëherë ky përditësim po ju pret juve në menunë e cilësimeve, ose mund të vijë tek ju në çdo moment. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple ul prodhimin e iPhone XR, raportohet kërkesë e ulët për modelin "low-cost"

Lajmet e fundit>