Harduer

Nokia Lumia 1520 është pajisja e vetme Windows Phone që mund të mbajë shërbimin Miracast

Publikuar , 09 Prill 2014
0
Nokia Lumia 1520 është pajisja e vetme Windows Phone që mund të mbajë shërbimin Miracast

Belfiore-Only-the-Nokia-Lumia-1520-might-have-the-necessary-hardware-to-run-MiracastJoe Belfiore i Microsoft-it postoi një cicërimë në Twitter ditën e dielë, duke pretenduar që mund të mërzisë përdoruesit e Windows Phone. Pavarësisht qëndrimit të Microsoft-it në zbulimin e Windows Phone 8.1, se sistemi i ri operativ mbështet Miracast, cicërima në twitter i Belfiore zbuloi se vetëm harduerë të caktuar mund të mbajnë Miracast dhe shumica e smartfonëve Windows Phone nuk e posedojnë. Kjo do të thotë se edhe pas përditësimit, këta telefonë nuk do të mund të mbajnë Miracast.

Sipas Belfiore, i cili drejton edhe grupin e Windows Phone, Nokia Lumia 1520 mund të jetë i vetmi model smartfoni me Windows Phone që mund të bëjë të mundur funksionimin e Miracast në të. Në dy modelet e fundit të prezantuara vetëm Nokia Lumia 930 ka harduerin e duhur për të mbajtur shërbimin që ofron Miracast. Kjo njësi do të ketë Windows Phone 8.1 të pre instaluar.

Në të ardhmen ne mund të presim nga Microsoft-i që të prodhojë modele Windows Phone me harduerin e nevojshëm për ti bërë ata të përshtatshëm me Miracast. Teknologjia lejon përdoruesit të ndajnë ekranin e televizorit në dy miniekrane dhe që mund të përdoren njëkohësisht më programe të ndryshme televizive. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nokia X71 është telefoni i parë i kompanisë me kamër nën ekran

Lajmet e fundit>