Harduer

Nokia Lumia 1520 është phablet-i i parë nga kompania

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
Nokia Lumia 1520 është phablet-i i parë nga kompania

Nëse ju pëlqejnë smartfonët e mëdhenj dhe Windows Phone, atëhere Nokia ofron një të tillë për ju. Bëhet fjalë për phablet-in Lumia 1520, i cili është i pari i këtij lloji me Windows Phone. Ekrani është 6 inç Full HD.

Kamera është patjetër PureView (e njëjtë me atë në Nokia Lumia 1020), çka do të thotë se mund të bëni foto me rezolucion të lartë dhe mjaft të pastra. Gjëja e parë që të bie në sy është patjetër madhësia e ekranit.

Përveç menusë standarde në telefonët Nokia Lumia, në 1520 ka vend edhe për një shtyllë të tretë me aplikacione.

Rezolucioni është 1,920 x 1,080, ndërsa specifikimet përfshijnë një procesor 2.2GHz Qualcomm Snapdragon 800 dhe 2 GB RAM. Për të bërë një krahasim, Samsung Galaxy Note 3 ka ekran 5.7 inç.

Telefoni është mjaft i hollë, 0.86 cm. Ekrani ka ndriçim shumë të mirë dhe shumë hapësirë për njerëzit që synojnë të bëjnë shumë punë me të.

Kamera është 20 megapixel, pothuajse sa gjysma e rezolucionit në 1020, por më e lartë se shumica e smartfonëve të sotëm. Sigurisht, kjo nuk është e vetmja karakteristikë e telefonit. Shtohet gjithashtu Carl Zeiss optics stabilizim imazhi, blic dual-LED.

Sa herë që bëni foto, telefoni ruan edhe një kopje me rezolucion më të ulët për ta shpërndarë më shpejt në internet.

Një veçori interesante është edhe Storyteller, i cili shfaq në formë slideshow fotot bazuar në vendin ku janë bërë (të treguara në hartë) apo kohës. Kamera është e aftë edhe për të bërë rifokusim të objekteve.

Kjo realizohet përmes një softueri dhe shumë shpejt do të vijë edhe për Lumia 1020. Videot janë 1080p me 30 frames per second. Sipas Nokia-s, bateria zgjat për 11 orë shikim videoje. Hapësira e kujtesës është 32 GB dhe mund të zgjerohet më tepër me kartë SD.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me biznesin e telefonëve të Sony?

Ngjyrat e disponueshme janë e kuqja, e verdha, e bardha dhe e zeza. Deri tani nuk ka asnjë informacion se kur mund të lançohet dhe sa do të kushtojë. (PCWorld Albanian)

lumia-1520

Lajmet e fundit>