Harduer

Nokia Lumia 630 do të kushtojë 205 $ në Evropë

Publikuar , 07 Prill 2014
0
Nokia Lumia 630 do të kushtojë 205 $ në Evropë

gsmarena_001Nokia prezantoi Lumia 630 bashkë me smartfonin tjetër Lumia 930 në konferencën “Build 2014” të Microsoft-it në San Françisko. Kompania zbuloi se smartfoni i tyre më i ri me platformën Windows Phone 8.1 do të fillojë të jetë gati për tu blerë në dyqanet Evropiane nga muaji i ardhshëm, por që ka pasur informacion të rezervuar përsa i përket kostos.

Por kjo tashmë nuk është më një mister teksa Vodafone Italy aksidentalisht ka bërë të ditur çmimin final të pajisjes Nokia Lumia 630. Kompania po mban një konkurs ku do të dhurojë 336 njësi Lumia 630 dhe 28 njësi Lumia 1520 për fituesit. Termat dhe Kushtet konfirmojnë se çmimi i Nokia Lumia 630 do të jetë 149.99 Euro (rreth 205 dollarë) përfshi edhe taksat.

Për afro 150 Euro ju merrni një smartfon me ekran 4.5 inç FWVGA me teknologjinë ClearBlack IPS LCD, me procesor 1.2 Ghz Qualcomm Snapdragon si dhe 512 MB RAM të instaluara. Smartfoni do të ketë një kamerë 5 Megapixel, mbështetje për microSD si dhe 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Refuzimi i teknologjisë 5G të kompanive Kineze do ti kushtojë operatorëve Evropianë 55 miliardë euro

Lajmet e fundit>