Harduer

Nokia Lumia 900, për 217 dollarë prodhohet, për 100 dollarë shitet

Publikuar , 12 Prill 2012
0
Nokia Lumia 900, për 217 dollarë prodhohet, për 100 dollarë shitet

Abonuesit e AT&T mund ta blejnë Nokia Lumia 900 për 99 dollarë me një kontratë dyvjeçare, edhe pse Nokias i kushton 217 dollarë për ta bërë, raportoi IHS iSuppli më 11 prill, duke ndjekur një ndërprerje fizike të smartphone.

Pa një kontratë smartphone kushton 450 dollarë – çmimi më i vogël se 100 dollarë në krahasim me pajisjet e krahasueshme si Samsung

Galaxy S II Skyrocket, tha raporti, duke treguar për një taktikë të rëndësishme të Nokias – duke i kaluar kursimet tek konsumatorët për të ndihmuar rritjen e tregut.

iSuppli gjeti që Nokia ka mimikizuar qasjen e veçantë të ndërmarrjes Apple, bashkëpunoi përsëafërmi me ofruesin e sistemit operativ për pajisjen e vet, Microsoft, dhe bashkëpunëtorin për prodhim të çipave, Qualcoom.

“Një nga përparësitë e Apple mbi Android kishte qenë kontrolli i plotë i ndërmarrjes si harduerin ashtu edhe softuerin e sistemit opereativ, duke e ndihmuar atë në prodhimin e dizajnëve më efikas dhe ekonomikë të iPhone,” tha analisti Andrew Rassweiler nga IHS në një deklaratë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Google konfirmon variantet buxhetore të Pixel 3 dhe 3 XL

Lajmet e fundit>