Biznes

Nokia, me shpresa të mëdha për rikthim

Publikuar , 25 Tetor 2011
0
Nokia, me shpresa të mëdha për rikthim

Të mërkurën, prodhuesi finlandez do të filloj me ngjarjen Nokia World Event në Londër ku CEO Stephen Elop pritet të ofrojë një përditësim mbi progresin e kompanisë për të mbyllur marrëveshjen strategjike me Microsoft, si dhe për të shpalosur celularët e parë që do të kenë WP 7 të Microsoft. 

Ky event do të jetë me rëndësi jetike për Nokia, që ka humbur pjesëmarrje të theksuar në treg gjatë dy viteve të kaluara gjersa Apple iPhone dhe disa pajisja tjera që përdorin sistemin operativ Google Android kanë marrë abonentë të rinj anembanë botës. Në shkurt Nokia bëri të ditur një partneritet me Microsoft’in duke shtuar se do të largohet prej Symbian’it dhe do të zëvendësoj atë me Windows Phone.

Kjo strategji është me rrezik të madh për Nokia’n që ka shikuar rënie të tmerrshme të shitjeve. E suksesi i celularëve të rinj me Windows Phone është çelësi i rikthimit të Nokia’s dhe mbijetesës së saj në treg. Dhe tani pas muajve pritje, më në fund po vjen dita kur Nokia do të shpalos frytet e strategjisë së saj.

Nokia deri tani nuk ka ofrua detaje rreth pajisjeve të reja dhe rreth datës së kur do të lansohet. Por sipas disa thashethemeve mund të kemi pajisje që kanë specifika si: procesor me 1.4 GHz, ekran 3.7 inç AMOLED dhe 16GB memorie të integruar. Gjithashtu kamera pritet të jetë 8 megapikselëshe. Gjersa data po afrohet ka edhe dyshime për modele tjera me 8GB memorie dhe kamerë 5MP. Por sigurisht për këto do të njoftoheni më vonë në PCWorld Albanian. 

LEXO EDHE:  Huawei thirrje SHBA të tërhiqet nga sjellja e një humbësi

Lajmet e fundit>