Lajmet

Nokia merr aprovimin për tabletin me 4G i cili mund të zbulohet së shpejti

Publikuar , 01 Tetor 2013
0
Nokia merr aprovimin për tabletin me 4G i cili mund të zbulohet së shpejti

The new Nokia Lumia 520 is pictured during the Mobile World Congress in BarcelonaBiznesi i Nokia-s vërtet mund të jetë blerë nga Microsoft-i, por kjo nuk do të thotë se prodhimi i harduerëve është ulur.

Komisioni Federal i Komunikimeve në SHBA i ka dhënë aprovimin një tableti të Nokia-s i cili pritet të funksionojë me sistemin operativ Windows, siç raportohet nga Engadget.

Në këtë mënyrë, konfirmohen disa lajme që kanë qarkulluar kohët e fundit mbi prodhimin e një tableti me Windows RT nga Nokia.

Pajisja, e njohur si Rx-114, ka suport për brezin LTE/4G (2, 4, 5, 13 dhe 17, si dhe frekuencat HSPA+ dhe GSM/EDGE) – çka do të thotë se mund të funksionojë me tre prej operatorëve më të mëdhenj në SHBA, AT&T, Verizon dhe T-Mobile.

Duke marrë parasysh faktin se Nokia World do të mbahet në Abu Dabi më 22 tetor, mund të presim një lançim ose një prezantim të tabletit rreth asaj periudhe.

Në foton e mëposhtme paraqitet një skanim i dokumentit me të cilin është prezantuar Nokia pranë Komisionit Federal i Komunikimeve në SHBA. (PCWorld Albanian)

Nokia 4g

LEXO EDHE:  Nokia 210 ka lojën Snake dhe 30 ditë jetëgjatësi baterie

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>