Biznes

Nokia në partneritet me Intel për krijimin e pajisjeve të para në shtator

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Nokia në partneritet me Intel për krijimin e pajisjeve të para në shtator

Pavarësisht se deri më tani kemi pasur mungesë të informacioneve, qofshin edhe ato më të vogl,a duket se tani nuk duhet të presim më për të mirëpritur lindjen e pajisjes së parë përzierje Nokia – Intel (Nintel).

Një numër i burimeve pranë Manchester Guardian, janë duke parashikuar se Nokia do të paraqes një pajisje të re Android me ekran të ndjeshëm në prekje, në prezantimin Nokia World, që mbahet në shtator të këtij viti.
Një pajisje e re që funksionon në platformën softuerike të Google Android, do të ishte një largim radikal prej Symbian-it, platformë mjaft e popullarizuar për prodhuesin më të madh të pajisjeve mobile në botë.

Analistët theksojnë se Nokia ka pasur 47% të pjesëmarrjes në treg gjatë vitit 2007, por kjo përqindje ka rënë në pothuajse 30% gjatë fundit të vitit të kaluar. Duke pasur parasysh edhe faktin se pajisjet e zakonshme mobile janë duke përjetuar krizë në shitje, i vetmi segment i tregut që po duket mirë dhe i shëndetshëm është ai i pajisjeve të rangut të lartë dhe ueb pajisjeve sikurse iPhone dhe Crackberry.

LEXO EDHE:  Komisioni Evropian do të aprovojë blerjen e GitHub nga Microsoft

Lajmet e fundit>