Lajmet

Nokia përditëson aplikacionin muzikor për Windows Phone, riemërtohet Nokia MixRadio

Publikuar , 21 Nëntor 2013
0
Nokia përditëson aplikacionin muzikor për Windows Phone, riemërtohet Nokia MixRadio

nokia-mixradioShërbimi muzikor i Nokia-s ka qenë prej kohësh arma sekrete e përdoruesve të pajisjeve Lumia duke qenë se ata mund të përdorin falas edhe shërbimin e radios pa reklama.

Kompania ka lançuar versionin e përditësuar të këtij aplikacioni dhe është përpjekur që të reflektojë avantazhin e mësipërm duke ndryshuar emrin e këtij shërbimi në “Nokia MixRadio”.

Në këtë aplikacion është shtuar opsioni i ri “Play Me” që selekton një grup këngësh të personalizuar bazuar në artistët e preferuar të përdoruesit.

Që tani e tutje çdo këngë mund të vlerësohet nga përdoruesit pozitivisht ose negativisht në mënyrë që aplikacioni t’a ketë më të lehtë sugjerimin e këngëve.

Vlen të përmendim se me këtë aplikacion është lehtësuar shpërndarja e miksimeve muzikore nëpërmjet postës elektronike apo rrjeteve sociale.

Nokia MixRadio lejon gjithashtu edhe shkarkimin pa pagesë të një sasie të caktuar këngësh, por në qoftë se përdoruesit vendosin të shpenzojnë 4 $ në muaj, mund të shkarkojnë këngë pa limit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Disa telefonë Nokia kanë dërguar të dhëna sensitive në Kinë

Lajmet e fundit>