Lajmet

Nokia përditëson smartfonët Lumia me aplikacionin e kamerës dhe imazhe më të mira

Publikuar , 18 Gusht 2013
0
Nokia përditëson smartfonët Lumia me aplikacionin e kamerës dhe imazhe më të mira

Nokia ka filluar shpërndarjen e përditësimit të softuerit Amber në smartfonët Lumia, e cila do t’u mundësojë përdoruesve të kapin foto më të bukura si dhe të marrin aplikacionet e reja të kamerës.

Prodhuesi finlandez vazhdon të investojë fort mbi përmirësimin e kamerës dhe cilësinë e figurës në smartfonët që operojnë me Windows Phone.

Përditësimi Amber sjell algoritme të përmirësuar për reduktimin e zhurmës, riprodhimin e ngjyrave, kontroll mbi ekspozimin dhe autofokusin. Në Lumia 920, kontrollet për të përmirësuar opsionet ISO të kamerës nga 800 në 3200, i bëjnë fotot të duken më mirë në ambiente me ndriçim të ulët.

Pas instalimit të përditësimit, përdoruesit do të kenë mundësi të marrin edhe aplikacionin Smart Camera, i cili doli për herë të parë në Lumia 925. Atje përfshihen opsione si Best Shot, Action Shot dhe Change Faces. Gjithashtu, përdoruesit kanë mundësi të krijojnë më mirë foto të grupuara duke zgjedhur më të mirat nga një sërë imazhesh ose thjesht duke hequr objektet që duan. Action Shot kombinon disa foto të njerëzve në lëvizje në një të vetme.

Cilësia e imazheve që kapen me aplikacionin Smart Camera do të varet nga performanca e secilit telefon. Në Lumia 720, 620 dhe 520 për shembull, “burst mode” kap 7 foto njëra pas tjetrës në vend të 10.

Përveç përditësimit Amber, ofrohet dhe aplikacioni Pro Camera për modelet 920, 925, dhe 928. Përmes tij mund të kontrollohen opsione si shpejtësia e kapjes së fotos, vlera e ekspozimit, opsionet ISO, balanca e bardhë si dhe fokusi manual. Aplikacioni është i disponueshëm edhe për 1020.

Opsione të reja përveç kamerës përfshijnë kthimi i telefonit poshtë për t’i hequr zërin një telefonate hyrëse si dhe prekja e dyfishtë në ekran për ta zhbllokuar atë. Kompania është shprehur se deri në fund të shtatorit përditësimi do të jetë aplikuar në të gjithë telefonët. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nokia 9 PureView ka pesë kamera të pasme

lumia 928

Lajmet e fundit>