Biznes

Nokia përsëri ristrukturon menaxhmentin

Publikuar , 11 Maj 2010
0
Nokia përsëri ristrukturon menaxhmentin

Menaxhmenti i Nokia-së ka qenë në rritje të vazhdueshme nga analistët dhe aksionarët, për shkak se çmimi i aksioneve të kësaj kompanie ka humbur hapin me ringjalljen e tregut dhe profitet e kompanisë detyrimisht do të humbasin rastin për rikthim ekonomik gjatë këtij viti.

Shefi i shitjeve Anssi Vanjoki do të udhëheqë një njësi të re të biznesit, që do të përfshijë smartphone të kompanisë dhe operacione të shërbimeve, ndërsa Mary McDowell do të marr përsipër njësinë e celularëve kyç të kompanisë nga Rick Simonson, i cili do të dal në pension.

“Është vërtetë befasuese sa shpesh Nokia po riorganizon menaxhmentin… investitorët do të duhej të jenë të shqetësuar me këtë fakt” tha analisti Jari Honko nga Swedbank.

Nokia qysh ka herë ka thënë se ka si synim ndërrimin e ekzekutivëve për të mbajtur menaxhmentin të freskët, por duke pasur parasysh riorganizimin më të fundit, i cili pasoi pas një procesi të ngjashëm në tetor, shihen qartë sfidat me të cilat po përballet ky grup.

“Nokia është duke bërë këtë për t’iu treguar investitorëve se ata kuptojnë –shpejtësia është çelësi. Marrja e kujtdo nga jashtë do të kërkonte shumë kohë” tha analistja Carolina Milanesi pranë Gartner.

Nokia nuk ka qenë në gjendje ta paraqes veten si konkurrent serioz për Apple iPhone, për tre vite me radhë, qysh prej se është paraqitur kjo pajisje në vitin 2007. Hiti i fundit nga Nokia ishte modeli N95, që u shpalos në vitin 2006.

Të goditur nga recesioni dhe portofoli i dobët, të hyrat e Nokia-së kanë rënë për 19 për qind gjatë vitit të kaluar, gjersa profitet nga operacionet kanë rënë 76 për qind.

LEXO EDHE:  Partnerët e Facebook ende nuk kanë dhënë mbështetje financiare për Libra

Sipas studimi global nga Millward Brown, vlera e markës së kompanisë, një prej aseteve kyçe të saj, ka rënë 58 për qind brenda vetëm një viti.

Nokia ka filluar të ndërtojë një biznes të ri duke ofruar shërbime të internetit që fillojnë prej shkarkimeve të muzikës e deri tek e-mail, por këto janë larg fitimit të konsumatorëve që paguajnë.

Lajmet e fundit>