Harduer

Nokia pranon se N97 ishte një dështim

Publikuar , 23 Shkurt 2010
0
Nokia pranon se N97 ishte një dështim

Anssi Vanjoki, zëvendës president i Nokia-së u shpreh në një intervistë se N97 ishte një “dëshpërim i madh në terme të eksperiencës së kualitetit për konsumatorë dhe diçka që ata nuk mund ta pranojnë”.

Natyrisht, ai përdori një fjalor të tillë arsyetues për të pretenduar se ata kanë mësuar prej gabimeve dhe tani janë duke punuar me kapacitete të plota që të bëjnë N97-in një konkurrent të denjë përmes përditësimeve të firmuare.

Megjithatë mund të thuhet lirshëm se është vonë për shpëtimin e N97 përmes përditësimeve të firmuare, por në rast se Nokia vërtetë është duke mësuar prej gabimeve, atëherë le të na shërbejë gjeneratën e radhës të pajisjeve të saja.

Nëse Microsoft ka arritur që të rindezë motorët e divizionit mobil pas suksesit të zbehur me Windows Mobile 6.5, nuk ka ndonjë arsye pse Nokia nuk do të mund ta bënte këtë.

LEXO EDHE:  Galaxy Note 10 vjen me dizajnin surprizë

Lajmet e fundit>