Lajmet

Nokia prezanton manikyrin me ngjyrën e celularit

Publikuar , 03 Gusht 2012
0
Nokia prezanton manikyrin me ngjyrën e celularit

Nokia sapo ka prezantuar një linjë të re manikyrësh për të plotësuar setin e celularit Lumia 900 Pink.

Manikyri është dizajnuar nga Duality Cosmetics dhe do të jetë i disponueshëm vetëm gjatë një ngjarjeje tre ditore në Dallas, Denver dhe Los Angeles. Megjithatë, klientët kanë mundësi ta gjejnë atë edhe në disa sallone të caktuara të Kandi Banks, stilistit personal të thonjve të Nicki Minaj.

Lumia 900 është në treg edhe me ngjyrën e bardhë, të zezë dhe të kaltër por versioni i ngjyrës pink ishte më i riu dhe i përshtatet më tepër ngjyrave verore.

Nokia ka deklaruar se ngjyrat e celularit nuk mbulojnë vetëm pjesën e jashtme por edhe atë brenda polikarbonatit. Në këtë mënyrë nuk dallohen gërvishtjet. Sidoqoftë, nuk dimë t’ju themi nëse vlen e njëjta gjë edhe për manikyrin.

Valerie Buckingham, drejtoresh marketingu e Nokia-s për Amerikën Veriore, shprehet se, “duke qenë se celularët janë një pjesë mjaft e rëndësishme e jona, që e mbajmë me vete gjatë gjithë ditës, zgjedhja e ngjyrave tregon diçka nga personaliteti dhe stili jonë.”

Nokia sapo ka zbritur në 49.99$ çmimin e Windows Phone, pavarësisht se shitjet me çmimin e vjetër ishin mjaft të larta. Gjithsesi, kompania ka bërë të ditur se Lumia 900 nuk do të azhurnohet me Windows 8.

Ndoshta fakti që mund të kombinosh celularin me ngjyrën e thonjve, mund të jetë një arsye më tepër që femrat të zgjedhin Lumia 900 Pink. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Uber raporton humbje prej 1 miliardë dollarësh

Lajmet e fundit>