Harduer

Nokia prezanton smartfonin Lumia 930

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Nokia prezanton smartfonin Lumia 930

lumia-930-3-730x361Në konferencën “Build 2014” të Microsoft-it ditën e djeshme, Nokia prezantoi smartfonin e saj Nokia Lumia 930. Pajisja është ndërtuar për sistemin e ri operativ të ardhshëm Windows Phone 8.1 dhe ka një ekran 5 inç, ngarkim të baterisë me Wireless dhe një kamerë 20 megapixel me stabilizim optik. Smartfoni fuqizohet nga një procesor Quad Core Snapdragon 800 2.2 Ghz.

Nokia ka në plan të fillojë të shesë pajisjet Nokia Lumia 930 në Evrope këtë qershor për 599 dollarë. Fatkeqësisht për konsumatorët ne SHBA, ky smartfon nuk do të lançohet pasi Nokia ka në plan të fokusohet në treg me smartfonët Lumia Icon dhe Lumia 1520. Materiali më të cilën është ndërtuar Lumia 930 është plastika me kulmet e saj prej metali dhe është i disponueshëm në dy ngjyra, portokalli dhe gri e hapët. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy Tab S6 është tentativa e radhës e Samsung për të sfiduar iPad

Lajmet e fundit>