Harduer

Nokia prezanton telefonin tradicional me dizajn modern Nokia 515

Publikuar , 29 Gusht 2013
0
Nokia prezanton telefonin tradicional me dizajn modern Nokia 515

Që prej përphapjes masive të smartfonëve, zhvillimi i telefonëve tradicionalë ka mbetur disi në harresë.

Nokia është një ndër kompanitë e pakta që vazhdon të prodhojë këta telefonë funksionalë në sasi të konsiderueshme.

Këtë herë ajo ka vendosur të prodhojë Nokia 515 për të vërtetuar se edhe këta telefonë mund t’i përshtaten kohës dhe të kenë një dizajn modern.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një telefon të thjeshtë parametrat e tij janë shumë cilësore. Ekrani i tij është vetëm 2.4 inç dhe ka një rezolucion prej 320 x 240 piksel, por ka një kamera 5 Mp me blic LED me të cilën është i mundur identifikimi i fytyrës si dhe regjistrimi i panoramave.

Softueri i telefonit është zhvilluar shumë me kalimin e viteve. Në të janë integruar disa aplikacione që mundësojnë interaktivitetin me rrjetet sociale, YouTube, WhatsApp si dhe shfletuesi i Nokia-s Xpress.

Telefoni gjithashtu suporton HD Voice për ppërmirësimin e cilësisë së telefonatës. Kompania do ta hedhë së shpejti në treg këtë pajisje në të gjithë botën dhe pritet të kushtojë 150 $. (PCWorld Albanian)

nokia-515-970x0

LEXO EDHE:  Nokia 9 PureView ka pesë kamera të pasme

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>