Lajmet

Nokia pritet të lançojë aplikacionin e fotove Storyteller

Publikuar , 02 Tetor 2013
0
Nokia pritet të lançojë aplikacionin e fotove Storyteller

storytellerPritet që një prej produkteve të reja që Nokia do të prezantojë në eventin Nokia World të jetë aplikacioni i fotove Storytelling.

Ky lajm është bërë i njohur pas një fotoje të publikuar në Twitter e cila paraqet aplikacionin Storyteller si një mënyrë për organizimin e fotove në varësi të llojit të eventit.

Linqet në pjesën e sipërme të fotove tregojnë mënyrën e funksionimit të këtij aplikacioni. Linku Shared tregon se përdoruesit do të munden të ndajnë fotot e tyre me miqtë. Linku Timeline krijon idenë e organizimit të fotove sipas datës, ndërkohë linku Places tregon se fotot mund të grupohen në varësi të vendndodhjes.

Në Twitter janë përmendur emrat “Sirius” dhe “Bandit”, emrat e koduar të dy pajisjeve të reja Nokia që priten të debutojnë së shpejti.

Bëhet fjalë për një tablet dhe një smartfon me ekran 6 inç. Kjo do të thotë se aplikacioni do të jetë i disponueshëm për Windows 8 dhe Windows Phone 8. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përdoruesit e SoundCloud mund të shpërndajnë muzikë në Instagram

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>