Harduer

Nokia “sfidon” aftësitë e iPhone për fotografi

Publikuar , 06 Gusht 2013
0
Nokia “sfidon” aftësitë e iPhone për fotografi

nokia lumia camerPas paraqitjes së përdoruesve të iPhone si mumie, Nokia rikthehet sërish për t’u marrë drejtpërdrejt me Apple në reklamën e vet të fundit për Lumia.

Prodhuesi nga Finlanda i smartfonëve tani është duke i parodizuar reklamat “ditore” të Apple që filluan të dalin në prill për të demonstruar popullaritetin e iPhone. Reklama e Nokia-s fillon me “çdo ditë më tepër fotografi merren me iPhone se sa çdo telefon tjetër” përpara se pamja në shpejtësi të rikthehet së prapthi dhe një fole lajmëron “Por në Nokia ne parapëlqejmë që të ndërtojmë për cilësi, jo vetëm për sasi”.

Reklama i ngjason asaj të Apple, me muzikë të ngjashme, rrëfim dhe një përqendrim në konsumatorët të cilët bëjnë fotografi në skenat pothuajse identike. Ajo përfshin krahasime anë-për-anë dhe përfundon duke thënë që “çdo ditë, fotografi më të mira merren me Nokia Lumia-t se sa me çfarëdo mobil tjetër”.

Raundi i fundit i Nokias me reklama vjen në një kohë kur ndërmarrja është duke provuar që të vendos teknologjitë e veta të kamerës si një pikë kyçe për shitje për vargun e fundit të telefonave Lumia që kanë sistemin operativ Windows Phone.

Ndërrimi për t’u përballur drejtpërdrejt me iPhone është po ashtu një qasje e re për Nokia-n, dhe një përpjekje e guximshme duke e ditur që Apple ka shitur 31.2 milionë iPhone në tremujorin e vet të fundit – më tepër se 27.3 milionë telefona Lumia që Nokia i ka shitur në 18 muaj.

Baza e re e sigurisë për Nokia-n për të shkuar ballë-për-ballë me Apple në reklama vjen pas shumë vitesh që ishte ballafaquar në anën e smartfonëve që kur u bë paraqitja e pajisjes së parë iPhone në vitin 2007. Në atë kohë, Nokia ishte duke reklamuar N95 e vet me një kamerë prej 5 megapiksellë dhe Symbian dhe iPhone e mori tërë industrinë në mënyrë të befasishme.

LEXO EDHE:  Nokia 9 PureView ka pesë kamera të pasme

Derisa reklama e Nokia-s e parodizon garën, Apple ka lëshuar një pjesë tjetër të serive të veta për reklama “ ditore”. Reklama e fundit thotë që “më tepër njerëz janë të lidhur fytyrë-me-fytyrë në iPhone se sa në çdo telefon tjetër,” dhe përqendrohet në veçorinë për video thirrje FaceTime të iOS-it.

Thjeshtësia paraqet qasjen e Apple për iPhone, por më e rëndësishmja ajo thjesht i injoron sfiduesit duke vazhduar që të sulmojë në të gjithë frontet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>