Biznes

Nokia shet 4,4 milion pajisje Lumia në tremujorin e katërt të vitit 2012

Publikuar , 10 Janar 2013
0
Nokia shet 4,4 milion pajisje Lumia në tremujorin e katërt të vitit 2012

Pas një sërë lajmesh të këqija më në fund një lajm i mirë nga Nokia. Kjo kompani ka njoftuar se tremujori i katërt i viti 2012 ishte jashtëzakonisht i favorshëm.

Në këtë periudhë janë shitur 6,6 milion pajisje smartfon, prej të cilave 4,4 milion i referohen serisë Lumia.

Me këtë divizioni “Smart Devices” ka realizuar të ardhura totale në vlerë prej 1,2 miliardë euro, por tani për tani nuk u përmendën shpenzimet, vetëm që u tha se shpenzimet operative ishin më të ulëta se sa pritej.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për raport paraprak, informacionin për fitim apo humbje megjithatë duhet të presim edhe pak për ta kuptuar. Në njoftimin për media, Nokia thekson se pritjet për tremujorin e katërt janë përmbushur, me të cilën është “arritur rentabiliteti themelor”.

Të rikujtojmë se në tremujorin e tretë të vitit 2012 Nokia kishte shitur 2,9 milion pajisje Lumia, kurse në tremujorin tjetër katër milion.

Nuk duhet injoruar fakti se në tre mujorin e katërt janë edhe festat e fundvitit të cilat tradicionalisht ndikojnë në shitje më të mirë të pajisjeve.

Me 4,4 milion të Lumia, Nokia ka shitur 9,3 milion modele Asha dhe 2,2 milion pajisje Symbian. (PCWorld Albanian)

Nokia

LEXO EDHE:  Masat që mori Apple për të shpëtuar iPhone

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>