Softuer

Nokia shton veçorinë për zërin tuaj personal në Ovi Maps

Publikuar , 04 Maj 2010
0
Nokia shton veçorinë për zërin tuaj personal në Ovi Maps

Nokia ka përditësuar aplikacionin Ovi Maps dhe ka shtuar aftësinë për ju që të incizoni zërin tuaj, të cilin më pas mund ta dëgjoni për navigim.

Zërat si “Turn Left!”, ndoshta ju kanë bërë bajat. Por pasi që aplikacioni është bërë pa pagesë, ju mund të krijoni vetë instruksionet tuaja të vozitjes dhe t’i shkëmbeni ato me miqtë dhe familjen. Ju mund të përdorni pakufi shprehje, me një fjalë si të keni qejf. “Ktheu majtas”, “Këtu në të majtë”, “Ej shoku vazhdo drejt”, “Më në fund mbërrite”, etj. Pra që të gjitha në gjuhën shqipe apo cilëndo gjuhë që dëshironi.

Veçoria për zërin tuaj në Ovi Maps, kërkon që të keni të instaluar versionin më të fundit të Ovi Maps në pajisjen tuaj.

Në mënyrë që të shfrytëzoni zërin tuaj për navigim, ju duhet të incizoni 53 komanda të ndara, natyrisht ju mund të porosisni dikë tjetër që të bëjë incizimin, gjë që mund t’i bëjë gjërat edhe më interesante, sesa të dëgjonit vetën.

LEXO EDHE:  Rritet numri i përdoruesve të Twitter

Lajmet e fundit>