Vëzhgim

Nokia s’ndalet së akuzuari: sërish Apple

Publikuar , 29 Mars 2011
0
Nokia s’ndalet së akuzuari: sërish Apple

Në deklaratë, Nokia deklaroi që padia e fundit fokusohet në patentët e Nokias “që tani po përdorën nga Apple për të krijuar veçori në produkte në fusha të ndryshme nga sistemet operuese shumë-detyrëshe, sinkronizim i të dhënave, pozicionim, cilësi thirrjes dhe përdorim i aksesuarëve të Bluetooth.”

Kjo padi e Nokia-s vjen pasi ITC më herët hodhi poshtë akuzat e tyre ndaj Apple për shpërdorim patentash. Nokia qartazi nuk pajtohet me atë vendim dhe deklaroi që do të pres të shoh vendimin e plotë para se të vendos për hapat vijues.

Për momentin Nokia është duke u marrë me këto procese gjyqësore:
–    Dy padi në ITC
–    Padi patentash në gjyqin në Delaware
–    Proces gjyqësor në Manheim, Dusseldorf, dhe Gjykatën Federale për Patenta në Gjermani
–    Procese në Mbretëri të Bashkuar dhe Holandë

Në përgjithësi Nokia akuzon Apple për shkeljen e 46 patentave në procese të ndryshme gjyqësore.
Dhe duket se këto procese janë bërë zakon kohëve të fundit. Eastman Kodak së fundmi është afruar një fitoreje në një proces pasi ITC ka pranuar të shqyrtojë padinë e tyre për patenta ndaj Apple dhe Research in Motion. Kodak pret të fitoj rreth 1 miliardë dollarë nga kjo padi.

Një gjykatës administrativ ka vendosur në favor të Apple dhe RIM, por tani gjashtë komisionerë do të rishqyrtojnë çështjen. Vendimi pëfundimtar pritet të merret në muajin maj. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Zbulimi i fundit i Pixel 3 tregon kamerën duke skanuar automatikisht një kartë biznesi

Lajmet e fundit>