Lajmet

Nokia tani ka aplikacionin e vet të WordPress

Publikuar , 01 Nëntor 2010
0
Nokia tani ka aplikacionin e vet të WordPress

WordPress kohët e fundit është lansuar si aplikacion për përdoruesit e telefonvea mobil Android dhe Blackberry, si dhe sapo është bërë e ditur se aplikacioni me burim të hapur WordPress për telefonat mobil Nokia, është pranë jush.

Siç është cekur në postin e tyre në blog për testin beta në publik, “Ne jemi shumë të ngazëllyer për të ndarë në javët e ardhsme hapjen e një beta testimi për Open Source WordPress zyrtarisht e zhvilluar si aplikacion në telefonat Nokia.

Për zhvilluesit të cilët janë të interesuar të përfshihen në këtë publikim, ne kemi hapë një blog me detaje për zhvilluesit, lidhjet me kodin burimor dhe një alfa ndertim për fillim. Ne do të jemi duke e zhvilluar kuadrin e Qt që do të thotë do të jetë në gjendje për të mbështetur edhe platformat S60 dhe Maemo.”

Derisa është një surprizë të shohësh WordPress të vazhdoj në mbështetjen e S60, duke konsideruar që edhe Nokia ka braktisur Symbian, mbështetja për Maemo është siguruar. Maemo mund të jetë konkurrenti tjetër i madh për platformat tjera të shmartphone-ëve siç janë Android, iPhone dhe Blackberry.

Që prej kohës kur projekti është i bazuar në burim të hapur, secili mund të ndjehet i lirë për të bërë hack në kodet për ndryshime sipas dëshirës. Aplikacioni aktualisht mbështet versionin 2.7 të WordPress, por ne mund të presim për të parë edhe përditësime të reja në versionet më të reja në të ardhmen.

E ngjashme me aplikacionet tjera të WordPress për telefonat iPhone, Blackberry dhe Android, aplikacioni për Nokia ofrohet falas. Për fat të keq, ende nuk është kombatibil me pajisjet e Symbian3 siç janë N8, C6, C7, por mund të përdoret për N97 Mini dhe X6. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një video koncept tregon sesi iPhone me ekran me palosje mund të ngjajë

Lajmet e fundit>