Harduer

Nokia X20 sjell smartfon 5G nën 350 euro

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Prill 2021
Snapdragon 480 është një çip 8-nanometër me dy bërthama Cortex-A76 2Ghz dhe gjashtë bërthama Cortex-A55 1.8Ghz. Nokia X20 sjell smartfon 5G nën 350 euro

HMD prezantoi ditën e Enjte disa smartfonë po më interesanti në mesin e tyre është Nokia X20, një smartfon me vlerë 350 euro.

Linja Nokia X përfaqëson disa modele të reja smartonësh të cilët në të kaluarën kishin numra dhjetorë si 6.1. Detaji kryesor i këtij smartfoni është procesori Snapdragon 480 i cili u prezantua në Janar.

Snapdragon 480 është një çip 8-nanometër me dy bërthama Cortex-A76 2Ghz dhe gjashtë bërthama Cortex-A55 1.8Ghz. Përfaqëson procesorin e parë buxhetor me teknologjinë 5G edhe pse nuk është ajo mmWave.

Akoma më e rëndësishme është se Qualcomm thotë që ka dyfishin e performancës procesorike dhe grafike krahasuar me Snapdragon 460. Lajmi tjetër i madh është se Nokia do të ofrojë tre vite përditësime ku përfshihen tre versione madhore Android krahas përditësimeve mujore të sigurisë.

Pjesa tjetër e specifika të smartfoni janë ekrani 6.67-inç me rezolucion 2400×1080 LCD, 6GB RAM, 128GB memorie të brendshme 4470mAh bateri dhe Android 11. Përdoruesit marrin edhe një skaner anësor të shenjave të gishtërinjve, NFC, portë kufjesh 3.5mm, portë microSD, Wi-Fi Dual-Band. Kamerat e pasme janë: 64-megapiksel kryesore, 5-megapiksel ultrawide, 2-megapiksel thellësie dhe 2-megapiksel macro. Në pjesën ballore gjendet një kamër selfie 32-megapiksel.

Nokia do të shesë edhe një variant më të lirë quajtur X10 me dizajn identik dhe specifika të ngjashme me përjashtim të 4GB RAM dhe 64GB memorie. Ky smartfon shitet për 309 euro dhe ka kamër kryesor 48-megapiksel.

Smartfonët dalin në shitje në Evropë në Maj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  BE ripërsërit thirrjen për rregullimin e kompanive dixhitale Amerikane

Tags >

Nokia