Harduer

Nokia zbulon disa detaje të produktit të saj “misterioz”

Publikuar , 18 Nëntor 2014
0
Nokia zbulon disa detaje të produktit të saj “misterioz”

NokiaNdërkohë që kohët si një markë telefonash për Nokia-n kanë mbaruar, kompania nuk po humb kohë.

Pritet që Nokia të sjellë një produkt të ri nën markën e saj në treg. Ditën e hënë, në profilin zyrtar të kompanisë në Twitter është publikuar një foto ku shfaqet një kuti e zezë që është e ngjashme me ato që mundësojnë shërbimin streaming në televizorë.

Nëqoftëse kjo kuti është vërtet diçka e tillë, atëherë Nokia do të renditet në treg si konkurrente e Apple, Roku dhe Amazon.

Foto e publikuar nuk sjell shumë detaje përveçse datës 18.11.2014 dhe shkrimit ‘We’re up to something’ që janë vendosur në krah të produktit. Kjo do të thotë që në datën 18 do të kemi më shumë informacion rreth kësaj çështjeje.

Kohët e fundit, pas heqjes së markës Nokia nga telefonët që prodhohen nga Microsft, kanë qarkulluar shumë fjalë që thonë se Nokia do të rikthehet në tregun e elektronikës, por jo më me telefonë.

Duket se kjo kompani nuk ka hequr dorë lehtë dhe është tepër entuziaste për periudhën e ndryshimit nëpër të cilën po kalon kohët e fundit. Ndoshta një sukses i ri e pret në horizont. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Për botën është ëndërr ndërsa në Korenë e Jugut 260 mijë qytetarë po përdorin 5G

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>