Biznes

Nokia zgjedh Bullgarinë si qendër regjionale ndërlidhëse me Ballkanin

Publikuar , 15 Tetor 2009
0
Nokia zgjedh Bullgarinë si qendër regjionale ndërlidhëse me Ballkanin

Ky lajm është bërë i ditur nga Greig Williams, udhëheqës i njësisë së formuar rishtas Nokia Alps South East Europe, i cili ka vizituar Bullgarinë për të lansuar zyrtarisht shërbimin Nokia Messaging.

Ekipi bullgar tetë anëtarësh do të jetë përgjegjës për biznesin e kompanisë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Bullgari.

“Kjo është një arritje e madhe për Bullgarinë, duke pasur parasysh se shumica e kompanive të mëdha menaxhojnë operimet e tyre në Bullgari prej së largu” tha Rosen Petrov, Menaxher Regjional i Nokia-së për këto gjashtë shtete të lartpërmendura.

Zgjidhja Nokia Messaging që u prezantua në Bullgari, ka për qëllim që t’u ofrojë përdoruesve një metodë të thjeshtë për të thjeshtëzuar mobilizimin e llogarive të tyre elektronike.

Zgjidhja mundëson që përdoruesit e celularit të kenë qasje për deri në dhjetë llogari e-mail, drejtpërsëdrejti nga pajisje e tyre, dhe kjo mundësohet me një vendosje shumë të thjeshtë që eliminon hapa të panevojshëm.

Ky shërbim gjithashtu arrin me teknologjinë push-email, ashtu që përdoruesit pyetën sa herë që një mesazh arrin në inbox-in e tyre, duke sjellë e-mailat drejtpërsëdrejti në pajisjen e tyre mobile.

Në Bullgari, Nokia ka bashkuar forcat me tre operatorët mobil dhe tre ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve email (abv.bg, mail.bg dhe dir.bg), që kanë 90% të tregut të konsumatorëve që nuk kanë llogari në Gmail, Yahoo! dhe Hotmail.

Greig Williams parashikon që globalisht dhe në Bullgari, konsumatorët e internetit përmes pajisjeve të tyre mobile do të tejkalojnë ata që përdorin kompjuterët deri në vitin 2010.

“Kjo hap një treg tërësisht të ri për ne “ komentoi Greig Williams.

Ai shtoi se kompania planifikon të hap së paku tri shërbime të reja vitin e ardhshëm në Bullgari, duke përfshirë Ovi Store dhe Nokia Maps.

LEXO EDHE:  Shefi i Amazon shet aksione me vlerë 2.8 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>