Harduer

Nokia debuton dy celularë të rinj – X6 dhe X3

Publikuar , 02 Shtator 2009
0
Nokia debuton dy celularë të rinj – X6 dhe X3

Nokia X3 dhe X6 janë krijuar në linjën e formuar Xpress Music të po kësaj kompanie, por tani kanë një dizajn të ri dhe veçori më të avancuara. Që të dy modelet përkrahin shërbimet e Nokia Ovi Store dhe kanë qasje në Facebook.

Me një dizajn zbukurues dhe një ekran 3.2 inç të ndjeshëm në prekje, Nokia X6 është një bukurosh prej të gjitha anëve. Dhe  ju mund ta zgjidhni në ngjyrë të kuqe ose të kaltër. Natyrisht muzika qëndron para dhe në qendër të pajisjes. Përveç lexuesit muzikor, që do të duhej të përfaqësonte atë që është në Nokia 5800, ky gjithashtu përkrahë Nokia Comes me shërbimin muzikor dhe Nokia Music Store.  Kohë zgjatja e baterisë me muzikë të lëshuar është paraparë të qëndrojë rreth 35 orë.

X6 funksionon në Series 60, ka ndërfaqe të edicionit të pestë dhe është një celularë me përkrahje të rrjeteve anembanë botës me quad-band GSM dhe përkrahje tri-band 3G . Veçoritë përfshijnë një kamerë 5 megapikselëshe me thjerrë Carl Zeiss dhe blic dual-LED, komanda me zë, shfletues të plotë uebi me Flash Lite, Bluetooth, një organizues presonal, mesazhe, altoparlant, përkrahje për TV, një editor të imazheve dhe videove, GPS të asistuar dhe 32 GB memorie të integruar.

X3 në anën tjetër është një celularë rrëshqitës me një ekran 2.2 inç. Ai gjithashtu ofrohet në shemat me ngjyrë të kuqe ose të kaltër. Veçoritë përfshijnë një lexues muzikor, Bluetooth 2.1, altoparlantë stereo, port për kartela memorie microSD, një kamerë 3.2 megapiksel me autofokus, komanda me zë, efekte ndriçuese, taste të dedikuara për muzikë, mesazhe dhe një organizues personal. Transferimi i muzikës do të duhej të ishte i lehtë përmes kabllos USB, klientit Ovi Player PC dhe Windows Media Player 11. X3 funksionon në Series 40.

LEXO EDHE:  Sony prezantoi kamerën super të shpejtë A9 Mark II dhe kushton një pasuri

Lajmet e fundit>