Biznes

Nokia pësoni rënie, shefi ekzekutiv dëshiron të largohet

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
Nokia pësoni rënie, shefi ekzekutiv dëshiron të largohet

“Ka pasur shumë spekulime rreth pozitës sime, dhe kjo po ndikon keq në vetë Nokia-në dhe këto spekulime duhet të marrin fund në çfarëdo forme oftë” tha numri një i Nokia-së, Olli-Pekka Kallasvuo.

Neto profiti i Nokia-së për çerekun e dytë të vitit 2010 ishte 221 milion euro, një figurë që shumica e kompanive do ta festonin, por për fat të keq kur kjo figurë krahasohet me profitin prej 380 milion euro në çerekun e njëjtë të vitit që shkoi, na paraqitet një pasqyrë tjetër.

Raportet e vet Nokia-së për vitin 2009 kanë theksuar një ambient të vëshitrë ekonomik, ku pajisjet e Nokia-së shiteshin mesatarisht për 64 euro në vitin 2009, dhe më pas u paraqit rënia në 62 euro në çerekun e parë të vitit 2010.

Kompania Finlandeze nuk ka arritur të paraqes një celularë të sukseshëm qysh prej lanimit të N95 në vitin 2006, dhe ka humbur betejën tërësisht në tregun e celularëve të rangut më të lartë prej se është paraqitur Apple iPhone në treg në vitin 2007.

Kompania ka shkurtuar me mijëra vende pune dhe tenton të shkurtojë kostot vjetore në njësinë e ceularëve për më shumë se 1 miliard euro gjatë këtij viti.

N8 është modeli i radhës nga kjo kompani që do të paraqitet në fund të këtij çereku dhe do të futet në betejë në kuadër të çerekut të katërt me të riun iPhone 4 dhe me celularët me bazë në Android, nga Samsung, HTC e Sony Ericsson.

LEXO EDHE:  Facebook nuk përjashton mundësinë e lançimit të Libra pa miratimin e autoriteteve

Lajmet e fundit>