Biznes

Nokia Siemens blen asete të Motorola-së

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Nokia Siemens blen asete të Motorola-së

Kjo do t’i ofrojë qasje Nokia-së në pajisje për GSM, CDMA, HSPA (WCDMA), WiMAX dhe rrjetet LTE. Motorola në anën tjetër, do ta ruaj biznesin iDEN, të gjitha patentat e ndërlidhura me infrastrukturën e rrjetit të saj pa tela për biznese dhe asetet tjera të caktuara.

Kjo shitje pritet të kompletohet para fundit të këtij viti dhe gjithashtu duhet të aprovohet nga rregullatori. Marrëveshja do të përfshijë punëtorët respektiv të Motorola-së, të cilët janë rreth 7.500 dhe do të transferohen tek Nokia. Kjo përfshin punëtorë nga fushat e hulumtimit dhe zhvillimit në SHBA, Kinë dhe Indi.

Motorola do të vazhdojë me përkrahjen e bazës së tyre të konsumatorëve dhe do të ofrojë një tranzicion në teknologjitë e bazës së gjeneratës së ardhshme. Marrëveshja do t’i ofrojë mundësinë Nokia Siemens që të lidh punë me 50 operatorë tjerë dhe të fuqizoj pozicionin e saj në tregun e botës.

LEXO EDHE:  Në fshehtësi Slack aplikon për tu bërë kompani publike

Lajmet e fundit>