Biznes

Norvegjia konsideron bojkotimin e Huawei

Publikuar , 09 Janar 2019
0
Norvegjia është duke menduar tu bashkohet vendeve të tjera perëndimore për të ndaluar ndërtimin e infrastrukturës 5G nga gjigandi Kinez i teknologjisë Huawei. Norvegjia konsideron bojkotimin e Huawei

Norvegjia është duke menduar tu bashkohet vendeve të tjera perëndimore për të ndaluar ndërtimin e infrastrukturës 5G nga gjigandi Kinez i teknologjisë Huawei.

Qeveria Norvegjeze aktualisht është duke diskutuar masa për të adresuar problemet kritike sigurie në rrjetet e telekomunikimit.

Operatori shtetëror Telenor, i cili ka 173 milion abonentë në tetë vende Evropian dhe Aziatike ka bashkëpunuar me Huawei që nga 2009, një marrëveshje e cila ndihmoi kompaninë në ekspansionin global.

Aktualisht Telenor dhe konkurrentët Suedez Telia përdorin pajisjet e Huawei për të ofruar internet 4G dhe testimet e para të 5G-së janë bërë po me pajisje e kompanisë Kineze.

SHBA, Britania, Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Gjermania kanë marrë masa të gjithë kundër kompanisë.

Shqetësimet sillen rreth influencës së Pekinit ndaj numrit një në botë të telekomunikacionit.

Huawei vazhdimisht ka mohuar akuzat dhe ka thënë se pajisjet e saj janë të sigurta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shërbimi i transferimit të të dhënave Firefox Send mbërrin në Android

Lajmet e fundit>