Harduer

Notebook Odyssey, laptopi i ri i Samsung “noton” në ujërat e laptopëve të lojërave

Publikuar , 07 Janar 2019
0
Ashtu si laptopët e tjerë me grafikat NVIDIA RTX 20, Odyssey vjen me ekran 15.6-inç 1080p me frekuencë rifreskimi 144Hz dhe GSYNC. Notebook Odyssey, laptopi i ri i Samsung “noton” në ujërat e laptopëve të lojërave

Pothuajse çdo prodhues kompjuterësh kanë prezantuar laptopët e tyre të lojërave në CES por Samsung asnjë nuk e ka bërë. Kompania zbuloi modelet e reja të laptopëve Notebook Odyssey, kompjuteri i parë me grafikat NVIDIA RTX 2080.

Laptopi ka një kasë metalik të hollë dhe një bosht qendror duke lënë anash hapësirë për ajrimin e laptopit.

Ashtu si laptopët e tjerë me grafikat NVIDIA RTX 20, Odyssey vjen me ekran 15.6-inç 1080p me frekuencë rifreskimi 144Hz dhe GSYNC.

Hardueri i brendshëm i Notebook Odyssey konsiston nga procesori i gjeneratës së 8-të Intel Core i7 me gjashtë bërthama, deri në 16GB RAM dhe dy SSD NVMe dhe një HDDD 2.5-inç.

Peshon 2.3kg pak më shumë sesa modelet e konkurrentëve si Alienware, Razer dhe ASUS.

Vjen me tre porta tradicionale USB 3.0 dhe një portë USB-C, një porthë Ethernet dhe një HDMI.

Laptopi nuk ndryshon shumë nga modelet e tjera në treg por një gjë tregon: Samsung ka filluar të tregojë seriozitet për laptopët e lojërave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesori Threadripper 2 i AMD mund të kushtojë deri në 1,800 dollarë

Lajmet e fundit>