Analiza

NPD: Konsumatorët po pëlqejnë celularët me ekrane më të mëdha

Publikuar , 22 Mars 2011
0
NPD: Konsumatorët po pëlqejnë celularët me ekrane më të mëdha

Pjesa e shitjes së celularëve iPhone dhe celularëve tjerë të mençur me ekrane prej 3.5 inç deri në 3.9 inç ka qëndruar në të njëjtin nivel krahasuar me vitin e kaluar, por celularët e rinj që po ofrojnë ekrane prej 4 inç e më shumë, janë duke grabitur një përqindje të madhe të tregut të këtyre me ekrane më të vogla se 3.5 inç.

Për të mbështetur rezultatet NPD ka përgatitur një bashkësi ku ka shfaqur renditjen e pjesëmarrjes në treg të celularëve të mençur në bazë të madhësisë së ekraneve të tyre. Pjesëmarrja e përgjithshme e celularëve që janë lansuar gjatë vitit të kaluar me ekrane 4 inç apo më shumë – duke përfshirë Samsung Galaxy S, HTC Evo 4G dhe Motorola Droid – kanë marrë 24 për qind të tregut gjatë çerekut të katërt të vitit të kaluar.

Për kontrast, pjesëmarrjet e iPhone dhe të celularëve tjerë me madhësi të ekraneve prej 3.5 deri në 3.9 inç ishte 39 për qind, një rritje prej 2 për qind në çerekun e katërt krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009. Dhe pjesëmarrja e celularëve me ekrane më të vogla se 3.5 inç pësoi një rënie në 36 për qind në çerekun e katërt, krahasuar me 63 për qind sa ishte në çerekun e fundit të vitit 2009.

Në mesin e celularëve me ekran të madh që janë përcjellë nga NPD, pesë më të shiturit në vitin e kaluar janë  HTC Evo 4G, Motorola Droid x, Samsung Fascinate, Samsung Captivate dhe Samsung Vibrant. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Lajmet e fundit>