Lajmet

NSA-ja e mohon faktin që ishte në dijeni të defektit Heartbleed

Publikuar , 14 Prill 2014
0
NSA-ja e mohon faktin që ishte në dijeni të defektit Heartbleed

nsaGjatë javës që kaloi u zbulua se një gabim i vogël në implementimin e OpenSSL-së në protokollin e enkriptimit SSL kishte krijuar një problem sigurie për qindra mijë uebfaqe dhe pajisje rrjeti në internet. Kjo dobësi kishte qenë e disponueshme për vite me radhë dhe madje ishte shfrytëzuar gjatë kësaj kohe. Fjalëkalimet mund të zbuloheshin pa problem në situata të tilla. Në përgjithësi, të dhënat e përdoruesit mund të zbuloheshin lehtësisht.

Gjatë ditës së premte, Bloomberg raportoi se Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA (NSA-ja), kishte qenë në dijeni të kësaj dobësie dhe madje e kishte shfrytëzuar atë të paktën për dy vite të plota. Raportimet e Bloomberg-ut vinin nga persona që ishin në dijeni të çështjes. Të gjitha këto supozime çuan në një pakënaqësi të dukshme të përdoruesve dhe komunitetit të internetit, të cilët po përpiqen ende të mësohen me faktin se çfarë ka përgjuar NSA-ja gjatë gjithë kohës, duke u bazuar në dokumentat e zbuluara nga Edward Snowden.

Dokumentat që janë zbuluar nga ky i fundit përfshijnë raportime mbi përgjimin e e-mail-eve të amerikanëve, vendosjes së përgjimeve telefonike në masë tek smartfonët, e madje edhe ndërhyrjen në infrastrukturat e brendshme të komunikimit të gjigandëve të internetit si Yahoo apo Google.

Fillimisht, NSA-ja refuzoi të jepte komente lidhur me këtë çështje. Por, gjatë fundjavës, në llogarinë zyrtare të saj në Twitter ishte shkruar një cicërimë e tillë: “Deklaratë: NSA-ja nuk ka qenë në dijeni të dobësisë së zbuluar së fundmi, Heartbleed, deri në momentin që ajo u bë publike.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple macOS Catalina vjen në Tetor

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>