Lajmet

NSA ka përgjuar e-mailin e ish – presidentit të Meksikës Felipe Calderon

Publikuar , 21 Tetor 2013
0
NSA ka përgjuar e-mailin e ish – presidentit të Meksikës Felipe Calderon

Sipas disa dokumenteve të fshehta të vëzhguara nga Der Spiegel, Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA, përgjoi qeverinë e Meksikës duke infiltruar sistematikisht një server e-maili dhe duke e hakuar llogarinë e e-mailit të një ish-president meksikan.

Domaini i e-mailit, i cili ishte përdorur edhe nga anëtarët e tjerë të kabinetit qeverisës të Meksikës, përmbante “komunikimet diplomatike, ekonomike dhe udhëheqëse që vazhdojnë të ofrojnë depërtime në sistemin politik dhe qëndrueshmërinë e brendshme të Meksikës,” thuhet në një raport të vitit 2010 të ofruar për gazetën gjermane nga ish-kontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden.

Hakimi i e-mailit të ish – presidentit Felipe Calderon ishte kryer nga një departament i agjencisë i quajtur Operacionet për Qasje të Përshtatur dhe dëshmoi të ishte një “burim luksoz” i informacionit, tha gazeta gjermane Der Speiegel për dokumentin që e zbuloi.

Sipas një prezantimi të brendshëm të agjencisë që është zbuluar nga gazeta, gjatë dy javëve të verës së vitit 2012, agjencia për vëzhgim të huaj ka vëzhguar komunikimet me celularë të kandidatit, i cili u zgjodh president, dhe “nëntë shoqëruesve të tij të afërm”. Softueri ishte përdorur për të identifikuar kontaktet më të përshtatshme të kandidatit, që ishin përdorur edhe për mbikëqyrje.

Në përgjithësi, agjencia pranoi 85,489 porosi tekstuale, disa nga të cilat ishin dërguar nga Pena Nieto, i cili është tani president i Meksikës. Procesi “mund të gjejë një gjilpërë në një mullar sane,” shënuan analistët, duke shtuar që do të mund të bëhej “në një rrugë të mundshme për përsëritje dhe efikase”.

NSA mohoi të komentojë në lidhje me këto gjëra për të cilat është akuzuar në raport. “Ne nuk do të komentojmë publikisht në çdo veprimtari të posaçme të dyshuar inteligjence dhe si çështje e politikës, ne e kemi bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin inteligjencën e huaj të llojit që grumbullohet nga të gjitha kombet,” tha në një deklaratë NSA gjatë të dielës.

LEXO EDHE:  Apple: App Store nuk është monopol

“Siç e tha presidenti në ligjëratën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ne kemi filluar të vëzhgojmë rrugën sipas të cilës marrim inteligjencë, në mënyrë që të baraspeshojmë siç duhet shqetësimet logjike për sigurinë për qytetarët dhe aleatët tanë me shqetësime për privatësi të cilat i ndajnë të gjithë njerëzit.”

Presidenti amerikan Barak Obama, i cili ka mbrojtur programet e vëzhgimit të NSA-së, duke i quajtur si “mjete” të nevojshme për të konfrontuar terrorizmin, preku katër nisma në muajin gusht për të adresuar shqetësimet në mesin e amerikanëve dhe të huajve në lidhje me ligjshmërinë e veprimtarive të agjencisë.

Në mesin e atyre nismave janë “reformat e duhura” të Dekretit Patriotik dhe përqendrimi në rritjen e besueshmërisë publike në mbikëqyrjen e kryer nga Gjykata për Vëzhgim të Huaj Inteligjent, që ofron vëzhgime gjyqësore të veprimtarive të inteligjencës. (PCWorld Albanian)

national-security-agency

Tags >

emailNSA
Lajmet e fundit>